Sherr me Presidentin Steinmeier, Merkel riqep dhe shqep kontrata të rënda në Ankara. Polemika mbi qendrën islamike

Nga: Daniel Mosseri

 

Një gazetar turk i ndaluar nga nëpunësit e kancelares gjatë konferencës për shtyp me Angela Merkel, një darkë me fyerje me Presidentin Frank-Walter Steinmeier dhe inaugurimi i xhamisë më të madhe në Evropë.

Është qartësisht i erret Bilanci i vizitës shtetërore të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani. Sulltani është pritur me tapet të kuq dhe me nderime ushtarake, por edhe protesta në rrugë të së majtës dhe asaj pjese të turqve gjermanë armiqësore ndaj sulltanit, por forma nuk mbizotëron mbi substancën.

Pas disa muajsh ngrirje, Berlini dhe Ankaraja rifilluan të bisedonin me njëri-tjetrin, por “mbeten dallime të mëdha midis nesh në aspektin e standardeve demokratike”, theksoi Kancelarja para gazetarëve. Konferenca e shtypit u ndërpre nga protesta simbolike e një gazetari turk, Ertugrul Yigit, me një t-shirt që lexonte “Liri për gazetarët në Turqi”.

Gazetari është larguar menjëherë nga njerëzit e sigurisë; Pas pak, zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, e mbylli çështjen duke shpjeguar se “gjate konferencës për shtyp nuk mbahen manifestime politike dhe rregulli është i vlefshëm pavarësisht nga arsyet e demonstruesve”.

Gjatë të njëjtit takim, një Erdogan jashtëzakonisht i moderuar gjithashtu vlerësoi integrimin e bashkatdhetarëve të tij. Një vit më parë, kur akuzoi gjermanët se janë nazistë, po frynte në zjarrin e identitarizmit. Sulltani, gjithashtu, kërcënoi se do të anulojë konferencën për shtyp nëse ne te njëjtën do ishte prezent gazetari turk Can Dundar, i dënuar në vendin e tij për lidhje të dyshuara me terrorizmin.

Shkurt, në sajë të marrëdhënieve shumë të ngushta të bazuara në 7 mijë kompanitë gjermane që veprojnë në Turqi dhe tre milion votuesve turq të Gjermanisë, Kancelarja dhe Sulltani kanë bërë çmos që të rifillojnë dialogun. Megjithatë, Erdogan vazhdon të qeverisë me grusht te hekurt, duke mbajtur qindra kundërshtarë në burg, duke përfshirë deputetë, magjistratë, sindikalistë, gazetarë dhe pesë shtetas gjermanë. Steinmeier ja kujtoi atij në darkë: “Jam i shqetësuar për të gjithë ata që mbeten në burg në Turqi”. “Ju jeni keqinformuar,” ju përgjigj Reis-i, duke e ftuar për me tepër të merrej me “mijëra terroristë të PKK-së që qarkullojnë lirshëm në Gjermani”. Shkurtimisht, një darkë katastrofë të cilës u përpoq ti vërë një kapak të shtunën kancelarja gjatë një mëngjes pune me të ftuarin turk e gjitha dedikuar ekonomisë. Megjithë uljet dhe ngritjet diplomatike, Ankaraja mund ti ofrojë një kontratë miliardere Siemens-it dhe Deutsche Bahn për të modernizuar rrjetin hekurudhor turk.

Dje pasdite, Erdogan ka takuar kryeministrin rajonal të Veriut Reno-Westfalia, Armin Laskhet: në Landin e tij jeton komuniteti më i madh i turqve jashtë vendit, kryesisht mbështetës të sulltanit. Erdogan dhe Laschet duhet të shiheshin në Kështjellën Wahn, por në minutën e fundit, pronari i prones se patundshme refuzoi të hapë portat për Reisin shume te përfolur: takimi koke me koke mes dy politikanëve më pas ka ndodhur në aeroport. Erdogan inauguroi pastaj Xhaminë e madhe të Evropës në Këln. Vendi i kultit i përket Ditib, krahu fetar i Ankarasë jashtë vendit: në muajt e fundit, Ditib,qe furnizonte dhjetëra imamë në të gjithë Gjermaninë, ka qenë i akuzuar për spiunazh në favor te qeverisë së Ankarase. Kohët e fundit, Berlini ka prere 80% të fondeve për integrim fetar që i derdhte organizatës. Në xhami, Reis ka folur prape për integrimin, por edhe për nevojën për tu mbrojtur ndaj islamofobisë. Erdogan foli me dyer të mbyllura pasi sheshi i xhamisë ju mohua “për motive sigurie”. As Laschet, as kryebashkiakja e Këlnit nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Veritas.com.al/