Dhjetëra mijëra qytetare kanë dalë përsëri në rrugë në Bjellorusi, duke u përballur me policinë  për të protestuar kundër Presidentit Alexander Lukashenko.

Një prani e madhe e policisë rrethoi zona të tilla si Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin, Minsk dhe ministrinë e brendshme. Policia raportoi të paktën 140 arrestime.

Protestuesit brohorisnin “turp” dhe “largohuni” përballë policisë.

Bjellorusia është mbërthyer nga protestat masive që nga zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat besohet se janë manipuluar.

VERITAS.COM.AL