Kontrata u nënshkrua nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije. Në foton që Abazoviç ka postuar në Telegram, shihet se nënshkrimi ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.
Porfirije më parë kishte mbërritur në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak. Një pjesë e mediave paraprakisht kishin bërë të ditur se nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht, por një gjë e tillë u mohua nga kryeministri Abazoviç.
Qeveria nuk e ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Porfirit, as nuk ka bërë reklamë për këtë çështje para nënshkrimit dhe as KPS.
Disa dhjetëra qytetarë po protestojnë pranë Villa Goricës kundër nënshkrimit të kontratës bazë. Policia ka bllokuar hyrjen në vilë.
Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.
Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviqit.
Por, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje.
Ndërsa presidenti malazez Millo Gjukanoviç tha se një marrëveshje e tillë “do të përçajë” Malin e Zi, dhe se Abazoviç “nuk është mandatuar për atë”, por të “shtyrë para agjendën evropiane”.
Një “manovër e tillë e qeverisë” tha presidenti, “iu bë një dhuratë atyre që ëndërr historike” e kanë që Mali i Zi të mos jetë shtet stabil, qytetarët, me prosperitet, dhe anëtare e Bashkimit Evropian.
“Ka shumë falsifikime në këtë kontratë të kontestueshme me Kishën Ortodokse Serbe, në rend të parë sepse u miratua me nguti e shumë shpejt, prapa shpinës së publikut, e pastaj falsifikimet historiografike, gënjeshtrat e Kishës Ortodokse Serbe, si instrumenti më i ligë (keq) i nacionalizmit serbo-madh dhe imperializmit rus në Ballkan, dhe kështu e ndihmon të vidhet historia e Malit të Zi”, ishte shpjegimi i Millo Gjukanoviç.
Ai shtoi se shumë norma nga ajo kontratë janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet sistematike të Malit të Zi.
“Dhe më lejoni të përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë atë shkatërrim të Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.