Nga: L. Skiro/

Protesta politike e PD/ LSI që nisi në ora tetë të mbrëmjes, u perceptua si shumë e dominuarnga emocione të mëdha. Dy udhëheqësit kryesor të rrëmujës së fundit që ka zënë vend në kuadër të zgjedhjeve të reja të 30 qershorit, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, ishin të zënë në lakun e emocioneve të forta.

Që para se të niste protesta, presidenti që tashmë ndodhet nën statusin ‘në procedurë për shkarkim ngaParlamenti’ lëshoi thirrje kundër dhunës, që po të përshtaten me një sjellje normale njerëzore do të thuhej ‘aman jo dhunë!’. Meta ndodhej nën darën e ultimatumit të Perëndimit dhe të gruas Monika Kryemadhi. Zonja Kryemadhi po lëshonte mesazhe publike gjatë gjithë ditës: Ilir, mos bëj dashuri me Ramën’ .

Edhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha, që në hierarkinë e protestës vjen i treti, pas Metës dhefamiljes, ishte zhytur gjithë ditën në emocion të madh. Disa herë kishte deklaruar me ‘qitje anësorese’ senuk do të jetë protestë e dhunshme si 8 herët e tjera. Përfaqësitë e Shteteve të Bashkuara, Gjermani, Itali, BE, kishin paralajmëruar fort se një shenjë dhune do ta fundosë përfundimisht lidershipin e opozitës. Basha kësaj here u tregua i bindur.

Basha ndodhet me statusin e ‘të pandehurit’ për veprën penale të larjes së parave nga financime ruse për të ushtruarlobim në Amerikë.

Papritur, teksa po fillonte protesta, u mor vesh se në Shqipëri kishte mbërritur vetë ish presidneti i Francës, Sarkozy, edhe ky i vënë nën akuzë korrusioni në vendin e tij. Ai shoqëron gruan e tij, Carla Bruni, që ka mbërritur për një koncert me këngë në Butrint në kuadrin e Ditës së Muzikës. Vetë kryeministri Rama i priti dhe tek u nis për në Butrint, u duk sikur u tha Ilirit dhe Lulit: ‘ Ruajeni pak kryeministrinë”,  dhe iku. Kjo qe arsyeja pse Luli thërriste ‘ Rama ik!’

Monika Kryemadhi, disa herë në mikrofonë gazetarësh deklaroi se i njihte 11 këngët e Carla Brunit, dhe bënte si xheloze ndaj Ramës që ndodhej në Butrint me Carla. Shumë e emocionuar Monika për artin e asajzonje ose donte të bënte sikur di.

Prokuroria dhe Carla janë dy zonjat që e dominuan protestën me militantë të prurë nga anë e anës, militantë thuasje të verbërqë nuk marrin vesh nga muzika as nga Carla. Por sidoqoftë, zonja kryesore e fuqishme është Prokuroria, nën pushtetin e të cilës po rrinë qetë sot edhe Meta edhe Basha.

Drejtësia, ka paralajmëruar Rama, është ajo  që do tu tregojë vendin ‘ish presidentëve dhe presidentëve, ishk ryeministrave dhe ish ministrave e ministrave’.

Kjo është zonja e madhe mes dy zonjave.

Veritas.com.al