Gjykata e Apelit në Shkodër është “mbytur nga tymueset që po hedhin protestuesit kundër burgosjes politike të 11 protestuesve kuksianë. Këta lëshuan thirrjet: Lironi kuksianët, arrestoni Saimir Tahirin!’.

Familjarë të të arrestuarve por dhe protestues janë mbledhur para gjykatës. Ndërkohë disa deputetë të PD-së, si Edi Paloka dhe Salianji apo Albana Vokshi kanë hyrë në gjykatë.

Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Sot zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. 11 protestues janë lënë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Mbërrijnë deputetët e opozitës, kërkojnë lirimin e protestuesve

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në Shkodër kanë mbërritur  deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vëllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.

“Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Veritas.com.al/