Siç u premtua para dy ditësh nga Shoqëria Civile “Thurje”, protestat anti- qeveritare të qytetarëve do të vazhdojnë para kryeministrisë, pavarësisht nga datat e ngrira të ‘të martës’ së Bashës.
Protestat nisën në”Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit ku banorë të Kukësit më 31 mars, në shenjë revolte ndaj tarifës së kalimit hoqën traun.
Me ironi, shoqëria civile sot i ka vendosur traun tek hyrja e kryeministrisë. Në tabelën e traut se dalja nga Kryeministri “është e lirë”. ”Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione”! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestën tek Parku Rinia dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë.
Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.
Qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge, por kjo as është e besueshme as e mjaftueshme.
“Më arrestoni edhe mua sot”, ishin pankartat që mbaheshin në duar nga protestuesit, duke u solidarizuar kështu me qytetarët kuksianë të arrestuar vetëm pse protestuan kundër vendosjes së tarifës dhe taksave në rrugën e Kombit.
“Të gjithë duhet të bashkohemi, gjithçka që po vendoset pa miratimin tonë na prek ne. Ne e paguajmë më shtrenjtë naftën se të gjitha vendet që nuk prodhojnë naftë. Ne dhe brezat tanë duhet të paguajmë për koncesionarin, nuk jemi dakord.
Sot për të paguar mallrat në doganë duhet të skanohen nga një privat. Sot duhet të udhëtojmë me tarifa më të shtrenjta, nuk jemi dakord. Nuk kemi lekë. Sot, vendit i hapet çdo pjesë toke duke iu marrë peng mes koncesionit, i thoni Qeverisë se nuk jemi dakord.
Sot të mendosh ndryshe të arrestojnë, të linrojnë, të thonë tutor, vandal, nuk jemi dakord zoti kryeministër.”, eshte shprehur nje nga protestuesit.
“Thonë për shqiptarët që janë popull dele, që kanë nevojë për bari, por ajo që ndodhi në Kukës tregoi të kundërtën. Kuksianët treguan se janë popull ujk.
Nuk lejojmë më asnjë arrestim, Rama ti nuk e arreston dot gjithë popullin shqiptar. Pakti që do të nënshkruhet nesër në Korçë në kurriz të Shqipërisë e në favor të Greqisë. Marrëveshje më 8 prill në Korçë nuk do të ketë. Rama ka fuqi më shumë se unë sot e se ne, por fuqia e së vërtetës sonë është më e madhe se e kërbaçit të tij”, eshte shprehur nje tjeter protestues.
Veritas.com.al/