Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Dhjetëra të rinj janë mbledhur sërish, ashtu si një ditë më parë,.

Protesta është organizuar nga persona të panjohur që kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në të dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sot, protestuesit e dhunshëm nisën të qëllojnë menjëherë me sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme dhe efektivëve të policisë.

Nga pamjet filmike duket se pre e sulmeve kanë rënë edhe Bashkia e Tiranës, Ministria e Financave, Muzeu Historik Kombëtar etj.

Gjithashtu janë thyer kabinat e telefonave në rrugë, shtyllat e ndriçimit dhe dekori i festave të fundvitit. Nga ana tjetër disa kazanë plehrash janë djegur duke u vendosur në formë barrikade. Ndërkohë policia ka përdorur gaz lotsjellës për shtyrjen e turmës e cila është shpërndarë në rrugët kryesore të qendrës.

VERITAS.COM.AL