Forcat ajrore të Ukrainës kanë theksuar se ata kanë parë një aeroplan lufarak rus duke sulmuar një bazë të Bjellorusisë afër kufirit me Ukrainën, në atë që dyshohet të jetë një ‘provokim’, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Kievi beson se sulmi i raportuar, i cili vie nga hapësira ajrore e Ukrainës, është përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.
Tuhet se aeroplanët rusë kanë fluturuar nga aeroporti Dubrovytsya në Bjellorusi, kanë hyrë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe pastaj kanë sulmuar në drejtim të qytetit Kopani.
Një deklaratë thotë: “Ky është një provokim! Qëllimi është të përfshihen Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës”.
Për Sky News, verifikimi i menjëhershëm i këtyre pohimeve ka qenë i pamundur.
Incidenti mendohet të ketë ndodhur në orën 12:30 sipas kohës tonë lokale.