Agjencia gjermane e lajmeve DPA  ka shkruar se Partia Socialiste mund të qeverisë e vetme, pasi mund të ketë 79 mandate në Parlament. Por sipas llogarive të situatës deri në ora 11.00, PS do të ketë 76 mandate, që megjithatë nuk janë pak për të qeverisur e vetme.

Ndërsa janë numëruar gjysma  e kutive, 2244 kuti nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS është ka fituar 76mandate ,ndjekur nga PD me 40 mandate dhe LSI me 20.

Nga të dhënat e deritanishme në krahasim me 4 vite më parë, PD është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues se në Parlamentin e kaluar.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, projeksioni është si më poshtë:

PS – 76 mandate, PD – 41 mandate, LSI – 20 mandate, PDIU – 2 mandate, PSD – 1 mandat.

Veritas.com.al/