Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se tema e diskutimit ka qenë vijimi i  bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.

E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky