Një muaj pas vizitës së Qeverisë së Shqipërisë në Kosovë, kryeministri Edi Rama sot ka nisur një fushatë që do të përfshijë Uashingtonin, Parisin e Berlinin për ta dokumentuar se UÇK është e pastër dhe nuk është pjesë e asnjë prej akuzave të pretenduara.
Partia Socialiste që drejtohet nga Edi Rama ka dorëzuar në Kuvend një propozim për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedh poshtë akuzat.
Me tekstin e projekt rezolutës thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Markut për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët. Rama shpesh herë ka deklaruar se Thaçi dhe UÇK-ja nuk janë implikuar asnjëherë në trafik të qënjieve njerëzore.