(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes)/
Partia Socialiste ka hedhur dyshime se shpërthimi i ndodhur në një zyrë elektorale të LSI në Durrës është i inskenuar nga vetë LSI. Në faqen e Facebook të degës së PS në Durrës, shkruhet:
“Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal.
Kërkojmë nga organet ligj-zbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i shërben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.
Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.
Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdorjen e saj për qëllimet elektorale të ditës…”.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i LSI, akuzoi nga Durrësi qeverinë për këtë akt. Ai tha se ngjarja mund të jetë kryer nga efektivë të policisë.
Veritas.com.al/