Opozita parlamentare nuk ka rënë dakord me maxhorancën, e cila ka hequr dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, duke braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor.

Opozita i cilësoi këto qëndrime të PS si lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.

Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Nga ana tjetër, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Halit Valteri: Presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ju premtuar shkarkimin e tij. Keni zhgëjyer edhe elektoratin tuaj. Ne si opozitë parlamentare kemi firmosur për ngritjen e këtij Komisioni dhe duam shkarkimin e Metës. Ne kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, arsye pse kemi ardhur në këtë komisioni. Kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi pjesë e lojërave tuaja me Ilir Metën. Ndaj kemi vendosur te braktisim kete Komision dhe ju vazhdoni me pazaret tuaja.

Alban Zeneli: Diskutimet do t’i dërgjojmë më shkrim, vazhdoni se kemi gjëra më të mira për të bërë.

Ndërkohë, deputetja e PS Klotilda Bushka tha se shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore./Java News/

VERITAS.COM.AL/