Leart Skiro/ Veritas.com.al/

I fundit që “tradhtoi” Partinë Demokratike ishte deputeti Mëhill Fufi. Ky kishte ardhur “me zor” në Partinë Demokratike dhe doli prej saj  pa pikën e dhimbjes. Siç thuhet në popull se “ngjizja qe e vështirë”, jo dalja prej barkut të nënës. Në fakt duhet të ishte ndryshe, të paktën nënat e dinë mirë këtë.

Nëna Parti Demokratike e ka pësuar dhimbjen nga dalja e bijve të vet qysh prej krijimit të saj në vitin 1990… Por ndoshta po bëj një pasaktësi në këtë rast, duke thënë “dalja e bijve të vet”. Ndoshta këtu është edhe shkaku pse nga Partia Demokratike tradhtojnë shumë lehtë njerëzit e saj. Bash për këtë arsye: Se nuk janë bij të saj të natyrshëm!

Ja psh., Mëhilli… një burrë i urtë e me ndikim në Mamurras ku jetonte dhe ku është bërë për t’u emërtuar deputet. Origjina e tij familjare ishte e tillë që nuk kishte miqësi me komunizmin, por kjo është veç një gjë. Një gjë që në fund të fundit nuk e lidh organikisht me Partinë Demokratike. PD ishte vërtet anti- komuniste, por jo vetç kaq. PD ishte një parti e krijuar nga studentë e intelektualë, me ide të përparuara për shtetin, zhvillimin, ekonominë e kulturën.

Megjitahtë, Mëhill Fufi nuk u rekrutua në PD për shkak se ishte i klasës antikomuniste. Jo. Në atë moment qëlloi që ishte i kambur ekonomikisht dhe i duhej partisë për të ndihmuar në këtë drejtim. Kështu ka ndodhru dy a tre legjislaturat e fundit: Deputetët u zgjodhën nga ata që kishin lekë. Por leku nuk është as bir as kushëri me ndonjë parti të caktuar…

Erdhi një ditë kur zoti Fufi u ble nga Partia Socaliste (kundërshtare e PD) dhe kjo ishte tradhtia. Edhe kësaj here, në thelb fenomeni nuk ishte “tradhtar”, sepse u rekrutua nga një parti tjetër njësoj siç ishte rekrutuar nga PD. Lekët përsëri nuk janë kushëri me PD.

Përgjithësisht kështu ka ndodhur me “tradhtarët”. Ata nuk kanë tradhtuar, thjesht kanë parë punën e tyre. Puna e tyre nuk ishte me gjak të përbashkët me PD; puna e tyre i bashkoi një copë rrugë me PD e pastaj shkuan në punën e tyre. Atëherë pse u dashkan quajtur “tradhtarë” tradhtarët, e nuk u dashka quajtur tradhtare vetë PD ndaj PD.

Para pak ditësh tradhtoi një tjetër “yll” i Partisë Demokratike, zonja Lefterie Luzi. Kjo është kryetare e KQZ. Kur erdhi në post u tha se “ishte gruaja e hekurt” si bijë e PD. E pse? Pse kishte një portret të vrazhdët. Kishte punuar në zyrën e Jozefina topallit, në Kuvend dhe me sa duket aty kishte parë “pasqyrën” përditë. Thanë atëherë se Jozefina i ka garantuar partisë së “Lefterinë e kemi besnike”. Mirëpo Lefteria mori një tender nga qeveria e Rilindjes dhe shkoi. Nuk tradhtoi, thjesht shkoi në punën e saj.

Edhe vetë Jozefina, po të kishte punë tjetër, do të shkojë në punën e saj. Por ka akoma punë këtu. Sepse edhe Xhozi i përket kësaj kategorie që “ e gjeti PD-në rrugës, bëri një copë rrugë  bashkë me të” e mund t’i thotë “Haj, tash po shifna!”. Edhe të tjerët kështu po lëvizin. Për shembull Majlinda Bregu, e angazhuar në një projekt miliona euro nën kujdesin e qeverisë, po lëviz si një guguftua që kërkon të lëshojë vezën. Por me sa duket është akoma shpejt për të deklaruar se “ika unë, ciao!”. Megjithëse në atë rrugë është; sot për sot “Pjetër Mustakuqi” i ka thënë të qëndrojë “në bandë”.

Sa e sa janë ose ishin kështu. Këta nuk janë tradhtarë; thesht shkojnë në punën e tyre. Se ç’punë kanë me PD-në?! Jozi e Majlinda u shfaqen vonë, mbasi ishin rritur e zbukuruar si zonja më vete. Majlinda kur dha një intervistë si deputete e sapo zgjedhur e PD-së, mbaj mend që deklaroi: ‘Pse nuk qenkam unë me PD-në?! Kur u bënë demonstratat e rinisë universitare, unë isha në ballkonin e shtëpisë dhe i pashë të gjitha!”.

Kështu pra, gabimi im është se thashë se ikin”bijtë tradhtarë të Partisë”. Jo, ata, së pari nuk janë bij “biologjikë”. Janë një gjë, por jo bij të dalë nga barku. I kanë dalë nga hundët- ndoshta- sepse e kanë përdorur sa kanë dashur Patinë Demokratike. Në këtë parti, më shumë se kurrkund janë rekrutuar “ateistë” ose edhe “laikë”; por që nuk kanë lidhje m fenë e Partisë

/Veritas.com.al/