Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, pasdite në ora 18.30, iu drejtua grupimit të protestës qytetare q ë prej 75 ditësh ndodhet në Çadrën e Lirisë- siç e ka quajtur Opozita.
Zoti Basha raportoi si komandant në një ‘fushim ushtarak’, duke iu qëndruar ‘besnik’ luftëtarëve për synimin demokratik të zgjedhjeve të lira.
“Unë shkova në tryzë ashtu siç ju premtova ju, me vullnetin e plotë e të palëkundur për të mos pranuar asgjë për të përfituar asgjë. Shkova po kështu me zotimin e marrë para miqve tanë evropianë”- tha zoti Basha.
Tryezën e kryesoi sot vetë Presidenti i Republikës, Nishani; por ajo nuk e arriti marrëveshjen mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.
Me këtë rast, kryetari i Opozitës, zbuloi ‘lobistët’ në Europë që përfitojnë interesa nga qeveria e Shqipërisë, të cilët e mbajnë ‘pezull’ situatën duke shpresuar se opozita do të dështojë para sjelljeve ‘europianiste’. Zoti Basha tregoi se ‘kishin shpresë se opozita do të thoshte Jo!, nuk vijmë në tryezë’. Kishin shpresuar edhe se opozita ‘e shqetësuar’ nuk do të kishte mendje të ftohtë që të pranonte atë çfarë kishte folur me partnerët europianë… Mirëpo këtu dështuan- tha Basha.
“ Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse argumenti i forcës’- tha zoti Basha.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i dorëzojmë dhe nuk do t’i japim kurrë- vazhdoi zoti Basha.- Nga Kavaja sot vijnë lajmet e atmosferës më historike që qyteti ka përjetuar që në vitet e lavdishme kur u kthye dhe mbeti në zemrën e cdo shqiptari si kryeqyteti i lirisë. Koha për t’i thirrur mendjes është sot”.
/Veritas.com.al/