Nga L. Skiro:
Zonja Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka disa arsye pse e priti me gëzim koalicionin PD-PDIU:
Arsyeja e parë, se në ardhjen e PDIU shihet qartë largimi i PBDNJ nga koalicioni opozitar. Opozita e di se nuk ka për të arritur ndonjë fitore në zgjedhje, por i duhet një ‘komoditet’ personal i liderëve. Duke larguar PBDNJ kjo gjë arrihet më mirë me PDIU.
Arsyeja e dytë, se me pranimin e PDIU opozita merr të drejtë për parulla më të nxehta nacionaliste dhe patetizma. Opozita e tanishme është shumë e prirë dhe në terrenin e vet në këtë fushë.
Arssyeja e tretë, se marrëveshjet me Greqinë mbarojnë gjatë qeverisjes së PS, kështu që LSI e PD e shikojnë ‘pemë pa kokrra’ aleancëne mëvonshme me Greqinë. PBDNJ ka një kartë hyrjeje ose daljeje prej Greqisë anëtare e BE.
Arsyeja e katërt, duket se përsëri hyn ‘në fushë’ marrëveshja e fshehtë Rama- Basha e Majit 2017, sipas së cilës tani PS-së i duhet PBDNJ e jo PDIU. Në këtë moment koalicioni opozitar e ysht PBDNJ drejt PS.
Kryemadhi shkruan:
“Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është padyshim një zhvillim pozitiv në përpjekjet për të çmontuar dhe për t’u përballur me qeverinë banditeske të Edi Ramës.
Zgjerimi i spektrit politik opozitar është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, që çdo ditë e më shumë po kuptojnë dhe provojnë mbi shpatullat e tyre pasojat e qeverisjes nga Edi Rama, një kryeministër që po i çon shqiptaret në zgripin e varfërisë dhe paturpësisht përdor demagogjinë për të fshehur skamjen, hajdutërinë e pushtetarëve, krimin dhe banditizmin e politikës.
Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është njëkohësisht shenjë e mbarë se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës. Ky duket të jetë një proces i pakthyeshëm, që tashmë veç afrimit të partive politike do të prekë edhe shoqërinë civile, profesionistët e nderuar dhe të gjithë ata qytetarë që tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim drastik, atë të ndarjes së krimit nga politika dhe vendimmarrja.
Ky është misioni ynë si parti dhe koalicion opozitar!”
Veritas.com.al/