Nga: L. Skiroi/

Avokati i njohur dhe aktivisti i Lëvizjes kundër Mafies Soros, zoti Altin Goxhaj, demonstroi sot të vërtetat e pathëna pse komisoneri i BE, Johannes Hahn iu drejtua ‘popullit shqiptar’ siç e përcaktoi ai, dhe kërcënoi se ‘zgjedhjet do të jenë në dëmin tuaj’ në qoftë se të gjitha partitë nuk shkojnë në zgjedhje.

Siç dihet Partia demokratike dhe gjithë partitë opozitare dodhen në një protestë më shumë se dy-mujore ku kërkojnë qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme e të lira. Mirëpo qeveria nuk bën asnjë hap për plotësimin e zgjedhjeve të besueshme. Siç dihet botërisht, qeveria është bërë gati për të vjedhur dhe blerë votat. Qeveria ka në duar mbi 2 milardë euro (sipas dekaratës së ambasadorit të OSBE) si dhe shumë kriminelë të infiltruar që nga administrata shtetërore, në Polici e në Kuvend. Këto, siç ka paralajmëruar kohë më parë ambasadori i SHBA në Tiranë mund të përdoren për manipulimin e zgjedhjeve (!).

Por megjithatë komisioneri Hahn rënditet si palë e qeverisë për të shkuar në zgjedhje edhe ‘pa opozitën’ siç u shpeh në letrën drejtuar popullit shqiptar. Qëndrimet e tij ndaj kësaj çështjeje shumë të nxehtë kanë qenë të lëkundura. Por sot ai iu drejtua prerë popullit shqiptar duke i kërkuar që të votojë si në sistemin politik monist, të cilin e ka përjetuar keq dhe me diktaturë.

Cili është shkaku i egërsisë moniste të komisionerit Hahn? Avokati Altin Goxhaj, që udhëheq Levizjen anti Soros, paraqiti prova se ai është njeri i George Soros, që përdoret për të manipuluar mendimin politik mbi votimet në Shqipëri. Zoti Goxhaj përmendi edhe një fakt të njohur se Soros është projektuesi dhe financuesi i kanabizimit të vendit tonë.

Në 27 prill, Soros ka takuar Jahannes Hahn, ku ka bërë edhe foton e mësipërme dhe ka dhënë udhëzimet mbi ndërhyrjen e Hahn në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.

/Veritas.com.al/