Gazetarët dhe ekspertët përshëndetën fjalimin e Donald Trump mbi Afganistanin me duartrokitje dhe brohoritje të rralla.

Fox News dhe të ftuarit ishin të shfrenuar në vlerësimin e tyre; korrespondenti i New York Times për Shtëpinë e Bardhë, Maggie Haberman shkroi në Twitter se Trump “mbajti fjalimin më të mirë mes gjithë presidentëve të Shteteve të Bashkuara (POTUS)”.

Arsyeja për kthimin e medias nuk ishte përmbajtja e fjalimit, por fakti që Trump bëri të qartë dhe në mënyrë të paramenduar la mënjanë politikat me të cilat fitoi fushatën e zgjedhjeve presidenciale.

Por kjo nuk ka kuptim të thuash se Trump ishte i gabuar që ndryshoi. Më herët ai bëri thirrje- në një moment kur garonte për president- për një tërheqje totale; por kjo do të ishte naive dhe do të sillte rritjen e  të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Dhe, vërtet Donald Trump e reflektoi këtë në fjalimin e tij. Me një gjest të jashtëzakonshëm dhe të ndershëm, Trump tha: “Vendimet janë shumë të ndryshëm kur ju qëndroni prapa tavolinës në Zyrën Ovale; me fjalë të tjera, kur nuk je president i Shteteve të Bashkuara”.

Veritas.com.a/