Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka folur për herë të parë për prishjen e marrëdhënieve me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Veliaj ka thënë se janë përplasur për arsye pune, pasi LSI-ja nuk votoi në Këshillin Bashkiak për ndihmën ekonomike.

“Megjithatë po e them: Ka vetëm një mënyrë si të prishesh me mua, tek puna. Po më ndërhyre dhe më bllokove, me mua prishesh. Pra, ti futesh në koalicion dhe nuk jep votën.

Ti më saboton në çdo mundësi që ke, në Këshillin Bashkiak si për reformën e ujit si për ndihmën ekonomike.

Zonjës Kryemadhi i them: Nëse ju ha barku kaq shumë, ju që mendoni 24 orë mirë, pse nuk votoni për fukarenjtë, që presin ndihmë ekonomike? Këta që ju dhemb për varfërinë nuk japin as votën. Për këtë jemi prish”, ka thënë Veliaj.

Veritas.com.al/