Pronari i News24, Irfan Hysenbelliu, duket që e ka mbyllur tashmë marrëveshjen me Edi Ramën, për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, duke deleguar në këtë televizion idhtarin e tij Sokol Balla.

Por, përse vjen kjo lëvizje radikale, që për publikun duket e pakuptueshme?

CNA.al mëson se Edi Rama, me formulat që ai përdor e ka çuar televizionin News 24 dhe mediat e tjera te Hysenbelliut, drejt një borxhi marramendës. Pjesa dërrmuese e gazetarëve nuk kanë marrë pagat.

Veç këtij borxhi, duke patur parasysh edhe kreditë e Irfan Hysenbelliut, presioni ekonomik ka qenë aq i madh, sa ai të dorëzohet tek qeveria mjaft lirë.

Mendohet se ndërmjetës në emër të Edi Ramës, përveç Fugës, shërben edhe Taulant Balla, i cili ditë natë gjendet në shoqërinë e Irfan Hysenbelliut.

Ky fakt trondit akoma më shumë pozitat e Lulzim Bashës, i cili për shkak të paaftësisë se treguar, ka siguruar vetëm mbështetjen e disa portaleve pa peshë dhe pa autoritet./ CNA.al

Veritas.com.al/