Nga Laert Skiro/

Deri tani, me 79 kuti të numëruara nga 421, PS fiton edhe në Shkodër vendin e parë me 47.5%. PD vjen në vend të dytë.

Partia Socialiste, që nga periudha e komunizmit, ka qenë ‘e mallkuar’ në Shkodër. Edhe në periudhën e fundit, PS është pritur jo me ndonjë dëshirë të madhe në Shkodër.

Po atëherë pse kjo fitore në Shkodër?

Një arsye:

Prishja nga lidershipi i PD i radhës së liderve demokratë në Shkodër. Largimi i zonjës Topalli nga lista e deputetëve ishte një humbje e vetëdihjshme e lidershipit të PD.

Një arsye tjetër:

Pikëpamjet kundër katolikëve të liderit të PD, Basha, i cili tha për një gazetë austriake se ‘katolikët janë kontigjent kriminelësh’. Shkodra njihet si vendi i kishave, katedraleve, shkollave jezuite dhe katolikëve. Të prekësh në këtë pikë, ke parashtruar humbjen

Një arsye e tretë:

Kandidatët që prezantoi PD ishin thuajse qesharakë. Një ‘profesor’ doli se ishte më i paditur se nxënësit dhe djali i të ndjerit Spahiu nuk kishte asnjë meritë tjetër veçse djali i ‘atij’.

Por Shkodra nuk dihet kur e kthen fytyrën nga PD pas këtyre sjelljeve të lidershipit.

Veritas.com.al/