Nga L. Skiro/

Gjatë gjithë vitit Partia Demokratike, e cila u ndodh në qeverisje në mars 2009, ka thënë se është vetë ‘mëma e NATO-s’ për Shqipërinë. Në çdo moment kur PD zihet ngushtë në debatin politik, nxjerr dy karta: “Ju pranuam në NATO’ dhe iu ‘hoqëm vizat’. Por në ceremoninë e madhe para gjithë botës, dedikuar NATO-s, Partia Demokratike nuk u duk.

Kryetari i PD, Basha, kishte menduar prej disa ditësh se ku të ‘fshihej’ në sheshin me emrin e shenjtores Tereza do të zbarkonte festa e NATO-s me delegatë nga 29 anëtarët e organizatës euroatlantike… Ai gjeti rastin që të shkonte në një takim me gazetarë në një nga hotelet e Tiranës, dhe kështu ‘u fsheh’ nga NATO. Edhe në takimin me gazetarë ai theu principet e NATO-s, duke i marrë zvarrë disa gazetarë që i vinë rrotull, duke u dhënë këshilla e udhëzime në emër të Partisë, njësoj si në periudhën e diktaturës komuniste…

Por ndërkohë në sheshin ‘Nënë Tereza’ ishin ngritur flamuj kombëtarë e të NATO-s, avionë, helikopterë, tinguj muzike fitimtarësh, qindra trupa ushtarakë që manifestonin rregull, forcë, gatishmëri… Ndodheshin edhe kryetari i Qeverisë dhe presidenti i Republikës.

Ndërsa Partia Demokratike mungonte totalisht. Asnjëherë nuk ka munguar që në sallat e mbyllura dhe në mitingjet që shihen vetëm nga shqiptarët, PD të trumbetojë se ‘NATO-n e sollëm ne’. Në fakt kjo është një parulla abuzimi banal, sepse një komb e meriton vetë ose është i domosdoshëm për NATO, për BE, et., dhe nuk e çon përdore qeveria e radhës. Vetëm në periudhën komuniste, gjithçka e sillte Partia: Kampin socialist, Traktatin e Varshavës, kohën e Partisë…

Por pyetja shtrohet pse mungoi PD në këtë 10 vjetor glorifikues të NATO-s?

Jemi në momente kur sytë e botës, si nga Perëndimi edhe nga Lindja janë drejtuar për tek Shqipëria si anëtare e NATO-s. Ata që nuk e donin, as e duan në NATO, as në BE. Rusia, si faktor i tretë i sapo interferuar në jetën e ballkanikëve dhe të shqiptarëve, po punon me opozitën (PD-LSI) që ta lërë vendin tonë jashtë Europës; dhe diçka ka arritur. Njëkohësisht, PD po tenton të japë prova ndaj forcave anti- NATO se nuk ‘ka lidhje me fitoren e NATO-s’ tani e tutje. Shfaqja ose mos- shfaqja publike është treguesi më signifikativ.

Jemi në një moment që provat dalin vetë mbi ujë, pa i kërkuar në thellësi.

Veritas.com.al/