Publikohen pamjet nga momenti i rrëzimit të avionit me 62 persona në bord në Sao Paulo të Brazilit.

Avioni ATR-72 me dy motorë të kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Paraná-s për në Aeroportin Guarulos në Sao Paulo.

Sipas një njoftimi të Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë, kompania tha se nuk ka asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti dhe as për gjendjen aktuale të personave që ishin në avion.