Kamala Harris ka publikuar të shtunën një raport mbi shëndetin dhe historinë e saj mjekësore, i cili zbulon se “ajo zotëron rezistencën fizike dhe mendore të nevojshme për të ekzekutuar me sukses detyrat e presidencës” nëse votuesit e zgjedhin atë në nëntor.
Këshilltarët e zëvendëspresidentes e panë publikimin e raportit shëndetësor si një mundësi për të tërhequr vëmendje ndaj pyetjeve në lidhje me aftësinë fizike të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.
78-vjeçari Trump nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e tij, megjithëse ai do të ishte presidenti më i vjetër i zgjedhur nëse amerikanët do t’i jepnin një mandat të dytë në Zyrën Ovale, shkruan The Guardian.
Harris dhe Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Gara aktualisht është shumë e ngushtë mes dy palëve./