Vijon puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës.
automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës.
“Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturë metalike.
Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë”, shkruan kreu i qeverisë.