Presidenti Rus Vladimir Putin do duhet të udhëtojë për në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë për t’u takuar me Presidentin Amerikan Donald Trump për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.  Megjithatë itenerari i këtij udhëtimi do të jetë pjesa më e veshtirë. Ndaj Kreut te Kremlinit ekziston një urdhëarresti nga Gjykata Nderkombetare Penale e Drejtesise ne Hage per kryerjen e krimeve te luftes ne Ukraine me zhvendosjen me force te femijeve Ukrainas drejt vendit te tij.

Ndonese Putin do te ishte i sigurte në Hungari pasi ky vend eshte terhequr nga anteresimi ne Gjykaten Nderkombetare Penale te Drejtësisë, avioni i tij nuk mund te arrije ne Kryeqytetin hungarez pa kaluar mbi hapesiren ajrore te vendeve te NATO-s ose te atyre qe jane pjese e kesaj gjykate.

Kjo e fundit ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin, që do të thotë se Hungaria dhe fqinjët e saj, përfshirë Serbinë dhe Rumaninë, në teori janë të detyruar ta arrestojnë nëse avioni i tij hyn në hapësirën e tyre ajrore, megjithate ne praktike gjerat ndryshojne.

Deklarata e Budapestit Zyrtar se eshte gati te prese kete takim ka shkaktuar tashme tensione diplomatike me Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë që ka kërkuar nga Hungaria qe të arrestojë Putinin. Megjithatë, disa vende të tjera nuk duan të shihen si pengesë për paqen në Ukrainë dhe ato nuk pritet të pengojnë udhëtimin e presidentit rus.

Para luftës, fluturimet direkte nga Moska në Budapest zgjatnin rreth tre orë dhe kalonin mbi Bjellorusi dhe Ukrainën Perëndimore. Sot, fluturimi mbi Ukrainë është praktikisht i pamundur për shkak të luftës aktive në ajër. Edhe nëse nuk do të kishte një urdhër zyrtar për të qëlluar avionin e Putinit, trupat e shpërndara me armë të rënda mund të tentonin një sulm.

Siguria e Putinit është një shqetësim i njohur. Më parë gjatë vitit, helikopteri i tij ishte afër një sulmi me dron në rajonin e Kurskut. Një incident i ngjashëm në udhëtimin drejt Evropës do të ishte i papranueshëm.

Një rrugë tjetër e mundshme për Putinin do të ishte një itinerar pesëorësh përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, pastaj duke kaluar Slovakinë drejt Hungarisë. Ndërsa Sllovakia, si Hungaria, është relativisht simpatike ndaj Moskës, Polonia, një aleate e fortë e Ukrainës dhe anëtare e NATO-s, nuk do ta lejonte një fluturim të tillë.

Rruga më e mundshme për Putinin duket të jetë një itinerar tetë-orësh përmes Turqisë, një vend anëtar i NATO-s që nuk ka prishur marrëdhëniet me Moskën. Më pas avioni mund të kalojë mbi Greqi, Mesdhe dhe Adriatik për të hyrë në Serbi, një nga pak aleatët e Rusisë në Evropë, dhe më pas drejt Hungarisë. Avioni i Putin nepemjet ketij skenari do te kalonte shume prane Shqiperise. Një intinerar i tillë ka shume gjase te ndodhe.  Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndryshoi rrugën e zakonshme të fluturimit drejt New York-ut për të shmangur Evropën.

Aktualisht, avionët rusë janë ende të ndaluar të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të BE-së, përfshirë Hungarinë. Por Orbán tha se samiti do të zhvillohet pavarësisht çdo pengese. Ministri i Jashtëm Hungarisë ka insistuar se vendi i tij do te lejoje Putin te mberrije atje, te mbahen negociata te suksesshme dhe qe me pas ai te kthehet ne shtepi. Hungaria filloi procedurat për t’u tërhequr nga Gjykata Nderkombetare Penale e Drejtesise ne prill te ketij viti , por procesi zgjat një vit dhe deri atëherë është ende teknikisht e detyruar të arrestojë Putinin.  Kjo megjithatë, duket e pamundur; Hungaria priti më parë edhe Netanyahu-n, i cili gjithashtu është subjekt i një urdhri arresti të kesaj gjykate . E gjitha kjo ndodh pasi Gjykata e Hages nuk ka nje polici qe ekzekuton urdherat e saj te arrestit./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *