Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer heshtjen. Putin ka dhënë një deklaratë për sulmin terrorist të ndodhur në Moskë, ku qindra persona kanë humbur jetën.

“Një sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, kështu e ka cilësuar Putin këtë masakër. Gjithashtu ai ka nënvizuar se autorët e përfshirë në këtë ngjarje janë përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës.

Presidenti rus ka shpallur të dielën ditë zie për vendin, ndërsa dha një mesazh të fortë për autorët e sulmit terrorist.

“Terroristët, vrasësit duhet të presin vetëm një gjë, dënim. Sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar”, ka thënë ai.