
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin, në gusht.
Kabineti i Macron njoftoi se takimi do të mbahet më 19 gusht në Fort de Breganson, një vendpushim i presidentit francez.
Pas takimit TË të dy udhëheqësve, do të mbahet takimi i G7, në të cilin Rusia nuk do të marrë pjesë, pasi u përjashtua nga forumi pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014.
Veritas.com.al/