Një numër njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet në Kiev këtë mëngjes, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase. Gazetari i njohur Andriy Tsapliyenko thotë se një nga raketat shpërtheu në rrugën Volodymyrska pranë monumentit Hrushevskyy në qendër të Kievit.
Ai postoi një video që tregon makinat në flakë pranë monumentit dhe tha se të paktën një civil u vra në sulm. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko tha se shpërthimet goditën lagjen Shevchenkivsky në qendër të qytetit.
5 persona të vrarë dhe 12 të plagosur është bilanci i dy shpërthimeve që kanë zgjuar kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e kësaj të hëne. Bombardimet hakmarrëse për sulmet e djeshme në urën e Krimesë nga Rusia, kanë kthyer Kievin në një arenë të frikshme me shpërthime, xhama që thyhen dhe civilë që vrapojnë të frikësuar.
Agjencia ruse Ria Novosti thekson se një nga raketat e lëshuara nga forcat e armatosura ruse në Kiev këtë mëngjes ka rënë në rrugën ku ndodhet shërbimi ukrainas i sigurisë dhe pranë zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky.
Rusët goditën edhe disa qytete anembanë Ukrainës këtë mëngjes, sipas raporteve të mediave lokale dhe ndërkombëtare. Përveç Kievit, shpërthime ka pasur edhe në Dnipro, Odessa, Mykolaiv, Khmelnytski, Zhytomyr dhe Lviv, në atë që duket të jetë përgjigja e Vladimir Putin ndaj shkatërrimit të urës midis Krimesë dhe Rusisë!
Dy ditë pas shpërthimit që shkatërroi një pjesë të urës së Krimesë, Kievi është rikthyer nën sulm dhe lufta përsëri ka vënw në terror gjithë Ukrainën. Mëngjesin e sotëm rreth orës 8.30, u regjistruan disa shpërthime në qendër të qytetit, i cili nuk ishte sulmuar që nga të paktën 28 qershori. Por edhe në Dnipro, Lviv, Ternopil, Vinnytsia dhe vende të tjera ka bombardime. Të paktën 46 raketa do të lëshoheshin vetëm nga Deti Kaspik në këto minuta (75 në të gjithë vendin sot në mëngjes sipas komandave ukrainase)
Ambasada amerikane në Kiev po evakuon stafin e saj pasi kryeqyteti ukrainas është nën bombardim nga forcat ruse si hakmarrje pas shpërthimit në urën e Krimesë.