
Nga: Astrit Patozi
Si sot e 29 vjet më parë Luli dhe Edi rrëzuan komunizmin dhe na sollën demokracinë në Shqipëri.
Pastaj na futën në NATO, na hoqën vizat, ndërtuan Rrugën e Kombit, transformuan Tiranën, ndërtuan Kullën Red në Korçë, përballuan tërmetin, mundën pandeminë e COVID 19, po na çojnë me shpejtësi drejt Europës, e të tjera, e të tjera si këto…
Më 25 prill duan t’ia nisin nga e para për një 30 vjeçar tjetër si ky, që hoqëm e lamë pas.
Ndaj edhe nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i fusim një mendje të lehtë dhe të festojmë sot, sepse të ardhmen e kemi të garantuar.
Gëzuar Sulltan Nevruzin, miq!
VERITAS.COM.AL