Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni, është qëlluar 3 herë me armë zjarri. Simoni ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, më pas drejt traumës në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Elvis Hilaj bën me dije se policia ka blinduar zonën dhe është në kërkim të autorit. Pas një sherri në zyrë, Altin Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në rrugë 41-vjeçarin Simoni, duke e lënë të plagosur rëndë.Ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një sherr në fushatën elektorale të vitit të kaluar por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky shkaku i konfliktit të sotëm.
Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni, është qëlluar 3 herë me armë zjarri. Simoni ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, më pas drejt traumës në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Elvis Hilaj bën me dije se policia ka blinduar zonën dhe është në kërkim të autorit. Pas një sherri në zyrë, Altin Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në rrugë 41-vjeçarin Simoni, duke e lënë të plagosur rëndë. Ndërkohë që mes të dyve ka pasur edhe një sherr në fushatën elektorale të vitit të kaluar por ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky shkaku i konfliktit të sotëm.