Vizita e zëvendës presidentit të SHBa, Joe Biden në Kosvë, u përdor dhe u keqpërdor nga politika zyrtare. Vizitës iu bë një jehonë e madhe veçanërisht rreth takimit të kryeministrit serb dhe atij shqiptar ditët e ardhshme në Nish. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i tha zëvendës presidentit amerikan se brenda një muaji “do ta mirëpres kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë…”.
Qeveria e Kosovës nuk do t’i bashkohet takimit propagandistik të dy liderëve. Një zyrtar i lartë në Prishtinë tha se qeveria e vendit të tij do ta bojkotojë këtë takim. ‘Madje – tha ai,- ne nuk do të marrim pjesë as me zyrtarë të nivelit të ulët”.
Arsyeja që kosovarët do të bojkotojnë këtë takim që e shohin si propagandistik dhe më shumë në favor të imazhit të dy liderëve është fakti se në të do të flitet edhe për rrugën Merdare (kufiri Kosovë-Serbi)- Nish për të cilën Beogradi po financohet nga projektet për Ballkanin. Në Prishtinë nuk e kuptojnë dot lehtë se çdo Tirana në këtë projekt. por ky ndoshta është vetëm sebepi.
Në Prishtinë po e shohin gjithnjë e më shumë me xhelozi protagonizmin e Ramës në marëdhënien me Vuçiçin dhe shfaqen që ata duan të japin për ndërkombëtarët.
Ndërsa për njërin krah të qeverisë së Kosovës, atë që rrjedh nga LDK-ja, është traditë që nga koha e presidentit të ndjerë Rugova politika kostante e mospërzierjes së Tiranës në diplomacinë e Kosovës dhe sidomos përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, duket se në këto qëndrime po afrohen edhe PDK-istët e Hashim Thaçit.
Kjo klimë e përgjithshme si dhe protagonizmi i përballueshëm i Ramës për të luajtur rolin e të vetmit interlokutor shqiptar në Ballkan duket se e kanë shtyrë qeverinë dhe presidencën e Kosovës për ta bojkotuar në unison takimin e Nishit.
Megjithëse shkaku që do ti serviret publikut do të jetë me sa duke tai i rrugës Nish- Merdare ashtu sikurse pohoi ekskluzivisht për Lapsi.al, një zyrtar i lartë i Prishtinës. ( Sipas Lapsi.al)