(FOTO: Francois Bayrou (djathtas) ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i presidentit  Emmanuel Macron)/

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka humbur dy ministra të tjerë, pasi ministrja e Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dha dorëheqjen. Dorwheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez- raporton BBC.

Bayrou, kreu i partisë së qendrës “MoDem”, aleate me “Republikën në Marshim” të Macron, përballet me një hetim pas pretendimeve se ka përdorur fondet e Bashkimit Europian për të paguar punonjësit e partisë.  Edhe pse deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Bayrou nuk dha zyrtarisht shkaqe për dorëheqjen.

As zëdhënësi i ekzekutivit nuk e shpjegoi më gjatë atë që po ndodh.

“Gjithçka di është se bëhet fjalë për një zgjedhje personale. Megjithatë, një gjë është e sigurt. Kjo thjeshton një situatë të ndërlikuar për të cilën edhe ju vet si media keni shtruar mjaft pyetje”, tha Christophe Castaner, zëdhënës i qeverisë në Francë.

Ministrja e Europës, Marielle de Sarnez, sipas të dhënave nga qarqe partiake, e dorëzoi postin për t’u bërë kryetare e grupit parlamentar të Partisë së qendrës “MoDem”, në Asamblenë Kombëtare.  Ndërkohë është bërë e qartë se afera fiktive e punësimeve ishte ajo që i kushtoi postin ministres së Mbrojtjes, Goulard, pas vetëm një muaji në detyrë.

Macron, siç është e zakonshme në Francë, bëri një ristrukturim të qeverisë pas zgjedhjeve të së dielës, dhe përgatitet që shumë shpejt të paraqesë kabinetin e ri.

Veritas.com.al/