Dy ditë pas datës 26 nëntor, kur një tërmet i fuqishëm 6.4 shkallë Rihter, kryeministri Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për një muaj.

Por më datë 13 dhjetor Këshilli i ministrave i është drejtuar kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31.3.2020.

Në tërmetin e nëntorit, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i cili u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë.

Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi pasi disa pallate dhe banesa private u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshëm.

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë të Këshillit të Ministrave.

Veritas.com.al/