Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të Tiranës, duke theksuar rëndësinë e praktikave profesionale për studentët dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Sipas saj, firmosja e kësaj marrëveshje të re është e rëndësishme për integrimin e vendit në BE.

“Një muaj të mbarë, se ky është muaji juaj, tetori, fillimi i një viti të ri shkollor për ju, me plot shpresa për të ardhmen, që këtë vit përkon me një iniciativë të re, pjesë e Paktit për Universitetin.
Që Ministria dhe Universiteti i Tiranës kanë bashkëpunuar ngushtë, nga suporti dhe nga praktikat që janë zhvilluar, duke akomoduar mjaft studentë. Për ngritjen e një kapitali njerëzor që do t’i përgjigjet kërkesave të integrimit në BE.

Industria e rëndë që përfshin transportin dhe minierat, sot më shumë se kurrë ka një kërkesë të jashtëzakonshme për burime njerëzore, të cilat duhet të jenë jo thjesht të gatshme për të përballuar të gjitha sfidat, por edhe të jenë të trajnuara sipas kritereve të BE-së.
Pa të rinj të trajnuar e të arsimuar, çdo reformë mbetet e mangët.
Për ata që do të jenë specialistët e transportit dhe aviacionit, që do të udhëheqin Shqipërinë, për këtë arsye kemi hartuar një program qeverisës që vendos njeriun në qendër.
Brenda këtij mandati paga mesatare do të arrijë një mijë euro. Por nuk mjafton vetëm paga.”,
 tha Balluku.

Të armatosur rëndë, me dylbi e radio policie, arrestohen dy persona në Tropojë

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *