Kryeministri Edi Rama është i bindur që Partia Socialiste formon e vetme qeverinë.
Rama paralajmëroi kundërshtarët se fitorja e socialistëve do të jetë më e thellë më 25 prill.
“Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë. Unë ju paralajmëroj që PS do të marrë një rezultat më të thellë se në 2017-n. Janë numra realë, nuk është çështje opinionesh, ne fitojme mbi 75 deputet”, tha Rama.