( Deputeti Tritan Shehu- Arkiv)/

Nga Tritan Shehu, deputet/

Ditën e marte,  përfaqësuesi  ynë votoi përsëri kundër ShBA në Asamblenë e OKB , duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinën si drejtuese te Grupit 77.

Kjo behet megjithëse ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk është anëtare e plote e OKB.

Ndaj kësaj Rezolute kishte vota kundër si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku bënin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe është anëtare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjëhershëm, duke e konsideruar këtë Rezolute si një akt te dëmshëm dhe qe do te vështirësojë procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Ky veprim, krejt ne kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve te Qeverise sonë ne Dhjetor ne OKB, Konferencën Islamike e me tej ne Gjeneve.

Te tilla veprime pa asnjë dyshim veçse bëjnë te dobësohet mbështetja e madhe dhe thelbësore për kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik çështjet tona madhore kombëtare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne këtë mënyrë ne duke “mbështetur” te detyruar Palestinën, e njohur kjo për qëndrimet e forta kundër Kosovës, jo vetem që i kundërvihemi pozicioneve amerikane, por realisht dëmtojmë dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

Veritas.com.al/