Mbretëreshës së  Anglisë do t’i kërkohet nga qeveria që të shpërndajë Parlamentin vetëm pak ditë pasi anëtarët e Parlamentit të jenë kthyer në punë në Shtator- dhe vetëm pak javë para afatit të fundit të Brexit.

Redaktore politike e BBC,  Laura Kuenssberg thotë se kjo do të hapë rrugën për administratën e re të Boris Johnson të mbajë fjalimin para Mbretëreshës e cila do të paraqesë planet qeveritare- në 14 tetor.

Me sa duket anëtarët e Parlamentit nuk kanë kohë që të kalojnë ndonjë ligj që të ndalojë kryeministrin për të nxjerrë UK jashtë BE-së pa marrëveshje, gjyq që është planifikuar për 31 tetor.

Deputeti i thjeshtë i Tory dhe njëkohësisht ‘partizan’ për të mos dalë nga BE, Dominic Grieve e quajti këtë “një akt mizor”, dhe paralajmëroi se ai mund të udhëheqë një votë mosbesimi ndaj zotit Johnson, duke shtuar se “Kjo qeveri do të rrëzohet’.

Por burimet e No 10 e mbrojtën lëvizjen, duke thënë se “Është koha opër një qeveri të re dhe se kryeministri do të shtrojë planet pasi vendi të largohet nga BE”.

Veritas.com.al/