(FOTO: Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj me artistët iniciatorë pas marrëveshjes)/
Qeveria miraton projekt ligjin për Teatrin Kombëtar. Projekt ligji është votuar në 27 qershor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Projekt ligji ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat.
Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Do ngrihet një komision i negociimit me në përbërje përfaqësues nga 4 ministri dhe Avokatura e Shtetit si dhe aktorët do të kenë 2 përfaqësues të zgjedhur nga ata.
Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projekt-kontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit.
Veritas.com.al/