Kryeministri Edi Rama është shprehur se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza dhe veçanërisht Spitalin Onkolgjik.
Duke u ndaluar te Onkologjiku, Rama solli në vëmendje skandalin ku mjekët dhe stafi spitalor, orientonin pacientët e sëmurë me kancer në klinikat e tyre private, me qëllim përftiminin e parave.
Rama i cilësoi ata “grup kriminelësh”, për të cilët tha se shkaktuan një situatë dramatike në Spitalin Onkologjik.
Duke u rikthyer te bashkëpunimi me spitalin e Izraelit, Rama tha se QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin.
“Rikthehemi në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike e shkaktuar një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik.
Sot më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore ne botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cila është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës.
Jam shumë optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik. Duke filluar nga spitali onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi ekselent në Shqipëri, sepse ky nuk është një shkëmbim rastësor eksperience, por aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin e se krah përkrah me mjekët e Sheba do të krijojë një sinergji dhe do të bëjë që QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin”, tha ai.
Rama e ka konsideruar partneritetin mes QSUT dhe spitalit izraelit Sheba Medical Center një “mundësi të artë” për bluzat e bardha të Okologjikut.
“Jam mirënjohës SHEBA për rastet e rënda të trajtimit të fëmijëve që kërkojnë ndërhyrje super të specializuar dhe këto ndërhyrje do të bëhen me përfshirjen edhe të mjekëve të QSUT, do të jenë aty të pranishëm për të parë, mësuar dhe rritur në aspektin profesional.
Kemi të gjitha arsyet të besojmë se me këtë partnership, shpresojmë të jetë mundësia e artë për kopshtin pa drekë të stafit të Onkologjikut që të lërë mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti dhe të angazhohet plotësisht, profesionalisht, se kur vjen puna individualisht të gjithë janë profesionistë që nuk mund ti vendosësh në dyshim.
Por një skuadër që siç doli në pah hyri në një përçartje shumë shqetësuese dhe e them këtë sepse është e rëndësishme që të gjithë t’i bashkohen këtij projekti”, tha Rama.
Komente