Një qytet në lindje të Francës është urdhëruar të heqë statujën e Virgjëreshës Mari për të respektuar ligjin që ndalon simbolet fetare në publik, tha të shtunën kryebashkiaku i qytetit – sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Një gjykatë administrative urdhëroi komunën e Publieritm ne rajonin e Savojës së sipërme që të heqë imazhin fetar, që ka qëndruar në park që në vitin 2011.

Qyteti ka tre muaj të respektojë urdhrin para se të fillojë masa administrative me gjobë 100 euro në ditë, sipas urdhrit në 24 nëntorit.

Kryebashkiaku Gaston Lakrua tha se ka si qëllim që të gjejë një shtëpi të re për statujën “ofenduese”, në “një pronë private”.

Imazhi i nënës së Jezusit ka qenë objekt debatesh që kur u vendos pa u diskutuar në këshillin bashkiak, por kur u përdorën fondet e bashkisë.

Statuja u shit më pas te një organizatë kulturore fetare e cila nuk lejohej të blinte pjesën e tokës ku ndodhej statuja, duke nënkuptuar se do të ishte pjesë e pronës publike dhe për këtë shkelte ligjin francez të përdorimit të simboleve fetare.

Një nga vendet më laike në botë, Franca e ndan fuqishëm fenë nga jeta publike.

Në vitin 2010, Franca u bë vendi i parë në Evropë që ndaloi mbulesën myslimane në vendet publike.

Disa qytete bregdetare në jugun e Francës afër Nisës ndaluan veshjet me burkini gjatë verës, por shtrëngesa të tilla u hodhën poshtë nga gjykatat.

/Veritas.com.al/