Koreja e Veriut ka lëshuar raketën me rrezen më të gjatë deri më sot. Ajo ka bërë 1000 kilometra duke rënë në Detin e Japonisë, njofton Pentagoni.

Sekretari i mbrojtjes,  Mattis tha se raketa balistike e fundit koreane veriore përbën rrezik botëror.

Koreja e Veriut thotë se ka kryer prova të suksesshme të një tipi të ri rakete balistike ndërkontinentale që mund të kapë gjithë territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara.

Televizioni shtetëror koreano-verior tha se Pheniani tani ka realizuar misionin e vet duke u bërë shtet bërthamor.

Raketa ‘Hëasong-15’ për të cilën u tha se është ‘më e fuqishmja’ u lëshua në errësirën e të mërkurës pa zbardhur.

Ajo ra në ujërat e Japonisë por fluturoi më lart se çdo raketë tjetër.

Veritas.com.al/