Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit megjithatë ka vetëm një kusht! Që Basha të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i ka cilësuar si të keqen e vendit. Megjithatë, Basha ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama.

Në intervistën për Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, Rama është ndalur të flasë edhe për punët e tij përgjatë qeverisjes, e pikërisht një prej këto është edhe Rruga e Arbrit, ku dhe u zhvillua kjo intervistë. Rama sqaroi se kjo rrugë do të jetë pa pagesë, dhe është shprehur i bindur se do të jetë sjellë një zhvillim ekonomik shumë të madh për vendin.

Teksa ish-kryeministrin për Sali Berishën është shprehur se i ka sjellë vetëm të këqija vendin me filozofinë e tij të të qeverisurit, për Metën thotë se nuk e sheh aspak si kundërshtarin e tij politik, por si një personalitet të degraduar që ka bërë të njëjtën gjë edhe me institucionin që ai drejton, Presidencën. E nisur nga kjo, pavarësisht paralajmërimeve apo deklaratave të forta që ka bërë kreu i shtetit, të tipit “kush vjedh votën do t’i pritet dora” Rama tha se nuk i trembet aspak një skenari dhune pas 25 prillit. Frikë tha se ka vetëm nga Zaho, djali i tij i vogël dhe vetja.

Por Lulzim Basha e refuzoi ftesen e kryeminsitrit Rama per bashkepunim. Ai tha se ‘kurre nuk qeverisim me ju’.

Menjëherë pas refuzimit të ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Sipas Ramës, ky refuzim është një tregues se ai e ka të vështirë që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

VERITAS.COM.AL