Kryetari i qeverisë, Edi Rama, në një video-mesazh të dhënë në Facebook, ka siguruar qytetarët se çdo qindarkë që është mbledhur për personat  e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të shkojë për ta, duke premtuar transparencë maksimale.

Në të njëjtin mesazh, kryeministri  Rama ka falënderuar kryetarin e PD, Lulzim Basha për vetëpërmbajtjen e treguar në këtë periudhë sa i takon gjuhës politike, por nuk munguan kritikat për të dhe opozitën për mospranimin e ftesës për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për daljen nga kjo gjendje pas tërmetit, si dhe për sulmin që po i bëjnë qeverisë, atë që ai e ka quajtur “luftë të egër balte”.

VERITAS.COM.AL/