Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer irontë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha.
Në një intervistë nga Berati, kreu i qeverisë tha se Basha në biografinë e tij ka tramvajin e Tiranës, një nga premtimet e kryetarit të PD-së gjatë kohës që ishte kryebashkiak.
Po ashtu Rama nuk la pa përmendur dhe ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën apo dhe Monika Kryemadhin.
“Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në ‘perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla. Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur mama dhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar.”, tha Rama.