Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendi, Edi Rama deklaroi se brenda kësaj jave mbyllet dhurimi i apartamenteve për të gjitha familjet me viktima.

“Të dhënat nuk janë definitive sepse janë në përditësim të vazhdueshëm. Më pas vijmë tek objektet, kemi 261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme për momentin, 2237 banesa të pabanueshme 851 pallate me dëmtim të mesëm, 4618 banesa të dëmtuara lehtë.

Dua të theksoj se tek pallatet e dëmtuara rëndë po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Sipas ekpertëve të huaj, ata nga Izraeli kanë një pajisje të avancuar, që radiofikon godinat. Një pjesë e pallateve janë me strukturë të padëmtuara, me dëme të rënda por të rikuperueshme. Sipas konstatimeve, të dhënat janë dinamike. Do të përditësohen ditë pas ditë.

Objektet shëndetësore për fat të mirë janë me dëme të riparueshme. Janë vetëm dy qendra jashtë funksionit. Sa i përket shkollave ka36 objekte me dëme të rënda. Dua të përsëris “Emin Duraku” është kthyer në një objekt gjallërie mediatike, inspektimet janë bërë me tepër se një herë, situata është e qartë. Një pjesë e shkollës është e përdorshme ndërsa një pjesë tjetër është dhënë urdhër që nuk do të përdoret. Institucionet e Drejtësisë dhe monumentet e kulturës janë të rrezikuara seriozisht.

Kemi një raport të përgjigjes së parë, janë në terren 500 inxhinierë. Në shtëpitë me qira jemi duke kompletuar nevojat për çadrat e dimrit në zonat rurale. Akomodimi në hotele për njerëzit në Durrës është kryer. Brenda kësaj jave mbyllet dhurimi i apartamentave për të gjitha familjet me viktima.

Fondi për rindërtimin , kemi konsideruar 20 miliardë por pritshmëritë janë të konsiderueshme dhe mendojmë se do të shtohen, sepse tani kanë filluar dhe diskutimet me shtetet e tjera. Në shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve.

VERITAS.COM.AL/