Me gjithë kërcënimet e disa deputetëve të PS dhe hamendësimet e njerëzve në ‘kafe’ se Ilir Meta nuk do të ‘kalojë’ në seancën Parlamentare të datës 24 korrik ku është caktuar data e berimit të Presidnetit të ri të Republikës.
Hamendjet dhe kërcënimet lënë për të nënkuptuar se ‘PS që i dha Metës votën për t’u zgjdhur presidnet i Republikës’ do t’i tërheqë votat e veta dhe Meta nuk do të bëhet President i Republikës.
Mjegullnaja e mos-pranimit të Metës si president u përhap veçanërisht pas polemikave të ashpra mes PS dhe LSI gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe pas saj. Kryeministri Rama dhe ndihmësit e tij në hierarkinë e PS e kishin akuzuar LSI dhe ministrat se ‘kanë penguar qeverisjen’ gjatë katër vjetëve që ndodheshin në koalicion qeveritar me PS.
LSi, si me gojën e Metës edhe përmes deklaratave të tjera, ka deklaruar se “qeverinë Rama do t’a dërgojmë për skrap”.
Data 24 korrik kur Meta do të betohet në Kuvend di president i ri i Republikës, ishte menduar si ditë e vështirë për të. Skenari se deputetët e PS nuk do të jenë prezent në sallën e Kuvendit, duke i krijuar ‘embargo’ parlamentare presidentit të ri, tanimë bie poshtë.
Mbrëmë kryetari i PS dhe kryeministri Rama, ka deklaruar në programin televiziv “Top Story’ të Top Channel se do të jetë vetë në sallën e Kuvendit në momentin e betimit të presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta.
“Po!- është përgjigjur Rama, pa ekuivok- do të jem në seancën e betimit të Presidentit”.
Kjo nënkupton se në sallë do të ndodhen shumica ose të gjithë deputetët e PS, që kanë detyrimin politik të ndjekin vijën e kryetarit të Partisë.
Veritas.com.al/