Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi kanë inspektuar një nga kantierët më të rëndësishëm të Korridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele me gjatësi totale prej 1.1 km.

Këto tunele do të lidhin qytetet e Elbasanit dhe Librazhdit, duke mundësuar përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjen më të mirë midis këtyre dy zona, shkruan A2 CNN.

Zv.kryeministrja Balluku e cilësoi këtë projekt si një nga kantierët më të rëndësishëm të korridorit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të këtyre tuneleve për lidhjen e qyteteve.

“Ky është një nga kantiret më të rëndësishme të korridorit 8, po ndërtojmë dy tunele nga 1.1 km, të cilët lidhin Elbasanin me Librazhdin. Tuneli pritet të përfundojë me gërmimet në fund të shtatorit, ndërsa dorëzimet do të bëhen pranverën e vitit tjetër”, tha Balluku.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *