
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej” punonjësit e bashkisë Tiranë.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raportoi se në takim do marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës, përfshirë dhe ato të drejtorive në varësi të Bashkisë së Tiranës.
“Rama pritet t’u drejtohet me një fjalë të pranishmëve, të cilët do t’i bashkohen takimeve”, tha ajo.
Më tej, rreth 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.
“Kreu i qeverisë do të shkojë drejt bashkisë së Tiranës, ku do ketë një takim të mbyllur me këshilltarët bashkiakë”, raportoi gazetarja.
Komente