Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin tonë dhe pjesa më e madhe e shërbimeve të e-Albania është rikthyer masivisht.
“Agresioni kibernetik ka ngjallur një shqetësim shumë të madh. Një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të e-Albania janë rikthyer masivisht dhe mbetet një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer”.
Sipas tij, “ky bombardim nuk vjen nga qielli, por përmes internetit, një bombardim shumë i rëndë dhe koha për t’i rimarrë sistemet e bombarduara është kohë rekord”.
Rama tha se dyshon që një nga dy shtetet jo miqësore me Shqipërinë e ka kryer sulmin dhe tha se kjo do të publikohet sapo të vërtetohet.